Marrëveshja e licencës

Marrëveshje licence për përdorimin e aplikacionit Celular tapXphone

Përpara se të përdorni aplikacionin, ju lutemi, lexoni kushtet e marrëveshjes së licencës më poshtë.

Çdo përdorim i aplikacionit nënkupton pranimin tuaj të plotë dhe të pakushtëzuar të kushteve të kësaj marrëveshjeje licence.

Nëse nuk jeni dakord me ndonjë kusht të marrëveshjes së licencës, ju nuk mund ta përdorni aplikacionin celular për asnjë qëllim.

1. Kushtet e përgjithshme

1.1. Kjo Marrëveshje Licence ("Licencë") përcakton kushtet për përdorimin e aplikacionit Celular tapXphone ("Aplikacioni") dhe lidhet midis çdo personi që përdor Aplikacionin ("Përdoruesi") dhe IBA Group a.s, 2583/13 Rruga Petrzilkova., Pragë 5, 158 00, NUIS Çek Nr. CZ27365824, pronari i të drejtave eksklusive të Aplikacionit (“Mbajtësi i të drejtave”).

1.2. Duke kopjuar Aplikacionin, duke e instaluar në pajisjen e tij celulare ose duke përdorur Aplikacionin në çfarëdo mënyre, Përdoruesi shpreh pranimin e tij të plotë dhe të pakushtëzuar të kushteve të kësaj Licence.

1.3. Përdorimi i Aplikacionit lejohet vetëm sipas kushteve të kësaj Licence. Nëse Përdoruesi nuk i pranon plotësisht kushtet e licencës, ai / ajo nuk do ta përdorë Aplikacionin për asnjë qëllim. Përdorimi i Aplikacionit në shkelje (mosplotësim) të ndonjë prej kushteve të kësaj Licence është i ndaluar.

1.4. Përdorimi i Aplikacionit nga Përdoruesi sipas kësaj Licence për qëllime tregtare është pa pagesë. Përdorimi i Aplikacionit sipas kushteve dhe mënyrave që nuk parashikohen nga kjo Licencë do të lejohet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të veçantë me Mbajtësin e të drejtave.

1.5. Duke përdorur Aplikacionin, Përdoruesi pranon që dokumentet e mëposhtme, kushtet e të cilave janë plotësisht të zbatueshme për përdorimin e Aplikacionit, janë pjesë përbërëse e kësaj Licence:

Këto dokumente (duke përfshirë çdo pjesë të tyre) mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme nga Mbajtësi i të drejtave pa ndonjë njoftim të mëtejshëm. Dokumenti i rishikuar do të hyjë në fuqi pas publikimit, përveç nëse parashikohet ndryshe nga një version i ri i dokumentit.

1.6 Mbajtësi i të drejtave mund t'i sigurojë Përdoruesit një përkthim të kësaj Licence nga Anglishtja në gjuhë të tjera, por në rast të ndonjë mospërputhjeje midis kushteve të Licencës në Anglisht dhe përkthimit të saj, versioni në gjuhën Angleze i kësaj Licence do të jetë ai që mbizotëron.

2. Të drejtat mbi Aplikacionin

2.1 Mbajtësi i të drejtave zotëron të drejtat ekskluzive mbi Aplikacionin.

3. Licenca

3.1. Mbajtësi i të drejtave i jep Përdoruesit një licencë të thjeshtë (jo ekskluzive), të patransferueshme, pa pagesë për të përdorur Aplikacionin kudo në botë në mënyrat e mëposhtme:

3.1.1. Përdorni aplikacionin për funksionalitetin e tij të synuar, duke e kopjuar dhe instaluar (duke e riprodhuar) në pajisjen(t) celulare të Përdoruesit. Përdoruesi mund të instalojë Aplikacionin në një numër të pakufizuar pajisjesh celulare.

3.2. Aplikacioni duhet të përdoret me emrin “tapXphone”. Përdoruesi nuk mund të ndryshojë emrin e Aplikacionit, të modifikojë dhe/ose të fshijë një njoftim për të drejtën e autorit ose një tregues tjetër të Mbajtësit të të drejtave.

4. Kufizimet

4.1. Përveç përdorimit brenda kufijve dhe në mënyrën e përcaktuar shprehimisht nga kjo Licencë, Përdoruesi nuk mund të modifikojë, dekompilojë, çmontojë, deshifrojë ose kryejë veprime të tjera me kodin e objektit të Aplikacionit që synojnë marrjen e informacionit mbi zbatimin e algoritmeve të përdorura në Aplikacion, të krijojë vepra të përftuara bazuar te ky aplikacion, si dhe të përdore (lejojë përdorimin) e Aplikacionit, ose të ndonjë përbërësi të Aplikacionit të vendosur në pajisjen celulare të përdoruesit, pa leje me shkrim nga Mbajtësi i të drejtave.

4.2. Përdoruesi nuk ka të drejtë të shpërndajë Aplikacionin në asnjë mënyrë, duke përfshirë si pjesë përpilimesh të Aplikacioneve, pa pëlqimin me shkrim të Mbajtësit të të drejtave.

4.3. Përdoruesi nuk mund ta shpërndajë aplikacionin në asnjë formë tjetër përveç asaj në të cilën ai/ajo e ka marrë atë, pa pëlqimin me shkrim të Mbajtësit të të drejtave.

4.4. Përdoruesi nuk mund ta përdorë Aplikacionin nëse një kopje e tij merret dhe instalohet pa ndëmjetësinë e tregut të Google Play.

4.5. Gjatë përdorimit të Aplikacionit, Përdoruesi nuk duhet:

4.5.1. të shkelë të drejtat e palëve të treta duke përfshirë të miturit dhe/ose shkaktojnë dëm në çfarëdo mënyre;

4.5.2. të imitojë ndonjë person tjetër ose përfaqësues të një organizate dhe/ose komuniteti pa qenë i autorizuar për ta bërë këtë, duke përfshirë punonjësit e Mbajtësit të të drejtave dhe/ose ofruesit të shërbimit përfitues, për përfaqësuesit e partnerëve të Mbajtësit të të drejtave dhe të aplikojë çdo formë dhe metodë tjetër të përfaqësimit të paligjshëm të personave të tjerë në internet, si dhe të mashtrojë Mbajtësit e Kartës dhe Mbajtësin e të drejtave në lidhje me veçorite dhe karakteristikat e çdo subjekti ose objekti;

4.5.3. të përdorë të dhënat e autorizimit që nuk i përkasin Përdoruesit, të përdorë mjete elektronike pagese (përfshirë kartat bankare) pa praninë fizike të Mbajtësit e Kartës;

4.5.4. të mbledhë dhe të ruajë të dhënat personale të personave të tjerë pa autorizimin e duhur;

4.5.5. të ndërpresë funksionimin normal të Aplikacionit, duke përfshirë:

4.5.5.1. instalimin në pajisjen celulare në të cilën është instaluar Aplikacioni, të çdo softueri/ firmueri me qëllimin për të patur hyrje në funksione që nuk janë parashikuar për përdoruesin;

4.5.5.2. ngarkimin në pajisjen celulare në të cilën është instaluar Aplikacioni, softuer të piratuar ose përmbajtje të paligjshme;

4.5.5.3. instalimin e aplikacioneve me qëllim të keqdashës në pajisjen celulare në të cilën është instaluar Aplikacioni;

4.5.5.4. kryerjen dhe regjistrimin e fotove dhe videove të ngjarjeve në ekranin e pajisjes celulare gjatë funksionimit të Aplikacionit.

4.5.5.5. instalimin e aplikacioneve të tjera nga burime jo të besueshme në pajisjen në të cilën është instaluar Aplikacioni.

4.5.5.6. mbështetjen e çdo veprimi që shkel çdo kufizim dhe ndalim të vendosur nga kjo Licencë;

4.5.5.7. ose shkeljen e standardeve ligjore duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare.

5. Kushtet e përdorimit të funksioneve specifike të aplikacionit

5.1. Disa funksione të Aplikacionit mund të jenë të disponueshme vetëm kur lidheni me Internetin. Është përgjegjësi e vetë Përdoruesit të marrë dhe të paguajë për një lidhje të tillë interneti sipas kushteve dhe sipas tarifave të ofruesit të tij/saj të komunikimit celular ose ofruesit të Shërbimit të Internetit.

5.2. Aplikacioni i ofron Përdoruesit, në kuadër të një kontrate me ofruesin e tij ofruesin e tij të shërbimit të blerjeve, mundësinë për të pranuar pagesat e bëra nga Mbajtësit e Kartave duke përdorur Karta Bankare.

5.3. Mbajtësi i të drejtave nuk është përgjegjës për përmbajtjen dhe/ose rëndësinë e parametrave të konfigurimit të nevojshëm për pranimin e pagesave duke përdorur Aplikacionet e ofruara nga ofruesi i shërbimit të blerjeve. Mbajtësi i të drejtave nuk është përgjegjës për përmbajtjen dhe/ose rëndësinë e informacionit të ofruar nga ofruesi i shërbimit të blerjeve, duke përfshirë informacionin mbi koston e shërbimeve të ofruesit të shërbimit të blerjeve, si dhe disponueshmërinë e tyre aktuale.

5.4. Përdoruesi ndërvepron me ofruesin e shërbimit të blerjeve për të marrë shërbimet e blerjes dhe për të lidhur kontratën e nevojshme në mënyrë të pavarur (pa pjesëmarrjen e Mbajtësit të të drejtave) në përputhje me rregullat për ofrimin e shërbimeve të miratuara nga ofruesi i shërbimit të blerjeve.

5.5. Mbajtësi i të drejtave nuk është përgjegjës për operacionet financiare dhe për çdo operacion tjetër të kryer nga Përdoruesi dhe ofruesi i shërbimit të blerjeve, si dhe për çdo pasojë të blerjes së shërbimit të blerjeve nga Përdoruesi prej ofruesit përkatës.

5.6. Përdoruesi me këtë njoftohet, kupton dhe pranon që Aplikacioni mund të mbledhë të dhëna statistikore dhe monitoruese të anonimizuara mbi përdorimin e Aplikacionit, si dhe të pajisjes celulare në të cilën është instaluar aplikacioni dhe t'i transferojë ato automatikisht tek Mbajtësi i të drejtave.

5.7. Përdoruesi e kupton që ai/ajo ka zgjedhur në mënyrë të pavarur pajisjen celulare në të cilën përdoret Aplikacioni. Rrjedhimisht, Përdoruesi njoftohet dhe pranon që Mbajtësi i të drejtave nuk është përgjegjës për cilësinë e pajisjes celulare të përdorur, të përbërësve të harduerit të saj, të cilat mund të kenë si rezultat gabime, ndërprerje në punë, funksionim të ngadaltë dhe me cilësi të ulët të Aplikacionit ose përbërësve dhe/ose veçorive të tij individuale.

6. Përgjegjësia sipas Licencës

6.1. Aplikacioni ofrohet sipas kushteve "siç është". Mbajtësi i të drejtave nuk jep asnjë garanci në lidhje me funksionimin pa gabime dhe të rrjedhshëm të Aplikacionit, ose përbërësve dhe/ose veçorive të e tij individuale, përputhjen e Aplikacionit me qëllimet dhe pritshmëritë specifike të Përdoruesit, sigurinë e skedarëve dhe/ose të dhënave të Përdoruesit dhe nuk ofron garanci të tjera që nuk parashikohen shprehimisht në këtë Licencë.

6.2. Mbajtësi i të drejtave nuk është përgjegjës për ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çdo përdorimi, ose pamundësie për të përdorur Aplikacionin, dhe/ose dëmin e pësuar nga Përdoruesi dhe/ose palët e treta si rezultat i ndonjë përdorimi, pamundësie për të përdorur ose mospërdorimin e Aplikacionit ose përbërësit dhe/ose veçoritë e tij individuale, duke përfshirë situatat për shkak të gabimeve ose dështimeve të mundshme në Aplikacion.

6.3. Kjo licencë dhe të gjitha marrëdhëniet që lidhen me përdorimin e Aplikacionit rregullohen nga ligjet e Republikës Çeke.

7. Përditësimet / versionet e reja të aplikacionit

7.1. Kjo licencë zbatohet për të gjitha përditësimet e ardhshme / versionet e reja të Aplikacionit. Duke rënë dakord për të instaluar një përditësim ose një version të ri të Aplikacionit, Përdoruesi pranon kushtet e kësaj Licence për këto përditësime / versione të reja të Aplikacionit, përveç rastit kur një përditësim i tillë ose instalimi i një versioni të ri të Aplikacionit shoqërohet nga një marrëveshje tjetër licence.

8. Ndryshime në kushtet e kësaj licence

8.1. Kjo Marrëveshje Licence mund të ndryshohet nga Mbajtësi i të drejtave në mënyrë të njëanshme. Njoftimi i Përdoruesit për ndryshimet në kushtet e kësaj licence do të publikohet në: https://tapxphone.com. Këto ndryshime në kushtet e marrëveshjes së licencës do të hyjnë në fuqi nga data e publikimit, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në publikimin përkatës.

Grupi IBA shpk

2583/13 Rruga Petrzilkova., Pragë 5, 158 00, Çeki

NUIS Nr. CZ27365824

Data e publikimit: 06/01/2020

No. 244-144/2020

Last updated